Fjalë Kyçe

Vuçiq, Hahn dhe Mitchell mbajnë këtë qëndrim për taksën e vënë nga Kosova

Vuçiq, Hahn dhe Mitchell mbajnë këtë qëndrim për taksën e vënë nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur sonte në telefon me komisionarin e BE-së, Johannes Hahn dhe zëvendëssekretarin në dorëheqje amerikan të shtetit për Euroazi, Wess Mitchell.

Temë e telefonatave ka qenë taksa e vënë nga Kosova për produktet serbe, shkruan Most, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme që t’i kthehet dialogut nëse Prishtina heq tarifën e vënë.
Hahn thuhet se ka premtuar angazhimin e tij në mënyrë që të hiqet kjo masë.

Edhe Mitchell theksohet të ketë thënë se heqja e taksës 100% do të krijonte kushtimin për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.