Fjalë Kyçe

Vuçiq i quan të papërgjegjshëm liderët e Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçqi ka thënë sot se “është shumë i brengosur për çdo në Kosovë si dhe për takimin e ardhshëm në Berlin”, transmeton Koha.net.

Brengosem për çdo gjë dhe për takimin në Berlin. Jo pse i frikësohem çfarëdo presioni, as që mendoj se do të ketë presione, por nuk po shoh as si më tutje dhe as si me njerëzit kaq të papërgjegjshëm siç janë aktualisht liderët shqiptarë të Kosovës. Kjo po shkakton tek unë një drojë dhe frikë, sado që kjo do të na shtyjë që edhe më seriozisht dhe më me përgjegjësi të sillemi”, citon tanjug të ketë thënë Vuçiq.

Ka shtuar se e ka parë se sa energji dhe sa shpresa kanë ushqyer mediet e Kosovës dhe sa i janë gëzuar ato ngjarjeve që u zhvilluan dje në Beograd dhe se mediet e Haradinajt e të Thaçit i janë gëzuar më së shumti asaj që potencialisht do t’i ndodhte Vuçiqit .

„Kjo më ka dhënë forcë shtesë dhe shpresë të bëj gjëra të mira për vendin tonë dhe për popullin tonë në Kosovë”, ka thënë Vuçiqi.

Sipas tij, mediet në Kosovë, për dallim nga mediet gjermane zvicerane, e edhe ato kroate, gjërat e djeshme në rrugë i kanë parë në një mënyrë tjetër.