Fjalë Kyçe

Vuçiq ka një porosi për serbët që duan të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës

Vuçiq ka një porosi për serbët që duan të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës

Vuçiq porosit serbët të mos shkojnë në Ushtrinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi me serbë të Kosovës, ka deklaruar se serbët e këtij vendi nuk duhet të shkojnë në Ushtrinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

„I kam lutur serbët të mos shkojnë në Ushtrinë e Kosovës dhe të mendojnë pse është formuara ajo, cilat janë nevojat dhe qëllim e atyre që e kanë formuar“, citon “danas” të ketë thënë Vuçiq duke shtuar “se na duhet vetëm edhe një konflikt serbo-serb “.

Sipas fjalëve të tij, serbë në Anamoravën e Kosovës kanë presione të mëdha që t’i bashkohen kësaj Ushtrie dhe ka shfaqur shpresën se ata do t’iu rezistojnë presioneve .

Ai ka shfaqur shpresën se Kosovën do ta vizojë pasi të ulen tensionet.

Vuçiq ka treguar se serbët janë ankuar se u mungojnë mallrat serbe në Shtërpcë e Graçanicë pas vënies së taksës.

„Do të shohim si do ta zgjidhim këtë e bota të bëjë preson tek i përkëdheluri i tyre, ndërsa të gjejmë mënyrë e rrugë si ta furnizojmë popullin tonë”, ka përfunduar Vuçiq.