Fjalë Kyçe

Vuçiq kundërpërgjigjet KFOR-it: Nuk jeni lajmëruar as në telefon

Vuçiq kundërpërgjigjet KFOR-it: Nuk jeni lajmëruar as në telefon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit nga KFOR-i për aksionin e policisë së Kosovës në veri.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënësit të KFOR-it, Vincenzo Grasso në lidhje me aksionin e gjerë të policisë së Kosovës në veri.

Grasso kishte thënë se operacioni policor ishte realizuar në përputhje me kriteret e nevojshme dhe ata ishin të njoftuar për zhvillimin e tij.

Por, Vuçiq nuk pajtohet me Grasson.

“KFOR nuk e flet të vërtetën. Ne kemi marrë njoftimin rreth këtij aksioni më 15 maj, kurse unë më 17 maj kam dalë në opinion me informacionin dhe kërkesën që mos të ndodh kjo”, u shpreh Vuçiq për mediat serbe, përcjell lajmi.net.

“I ftoj zëdhënësit e KFOR-it të tregojnë se kush është njoftuar. Dje në një moment komandanti i KFOR-it nuk dëshironte t’i lajmërohej kreut të shtabit të ushtrisë së Serbisë, pastaj as ne nuk kemi dashur të lajmërohemi. Kanë dëgjuar vetëm rreth orës 11:30 kur i kemi lajmëruar se çfarë është duke ndodhur. Kur ishte më së vështiri, kontakti nuk ekzistonte”, theksoi ai.