Fjalë Kyçe

Vuçiq: Kurti hoqi taksën një ditë para nisjes sime drejt Washingtonit

Vuçiq: Kurti hoqi taksën një ditë para nisjes sime drejt Washingtonit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se paralajmërimi i kryeministrit Kurti për heqjen e 100 për qind të taksës mbi lëndën e parë nga Serbia është “përpjekje për mashtrim”.

“Ata flasin për heqjen e taksës mbi lëndën e parë, por jo edhe produktet finale, në mënyrë që serbët të mos realizojnë profite. Do të flasim atëherë kur ata ta heqin taksën. Deri atëherë… durim”, ka thënë Vuçiqi, teksa ka shtuar se nesër do të udhëtojë për në Washington, raporton Fonet, transmeton Koha.net.

“Një ditë para nisjes sime drejt Washingtonit, atij i ka rënë ndërmend ta heqë taksën, në mënyrë që unë të mos kem për çfarë të flas atje. E mendoi që taksa të hiqet një ditë para qëndrimit tim në Berlin, shtatë ditë para qëndrimit të tij dhe dy ditë para samitit të madh në Vjenë”, ka thënë Vuçiqi.

Presidenti serb i ka bërë këto deklarata teksa gazetarët serbë i kanë kërkuar ta komentojë vendimin e qeverisë së Kurtit për heqjen e kushtëzuar të taksave mbi Serbinë dhe Bosnjën.