Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, thotë se Serbia do të bëjë çkado që është e duhur për të arritur një marrëveshje me Prishtinën.
“Ne do të bëjmë ckado që është e duhur që të arrijmë marrëveshje me Prishtinën. Unë mendoj se situata aktuale është mjaft pestimiste por kjo unk do të thotë që ne nuk do të bëjmë më tëmirën e mundshme që të ndajmë paqen dhe stabilitetin në rajon. Gjysma e Kosovës është e ndarë, gjysma e bashkësisë ndërkombëtare e njohin pavaarësinë e gjysma jo. Në këtë situatë duhet të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Vuçiq në panelin e diskutimit në forumin ‘Globsec’ të Sllovakisë.
“Situata politike në këto momente është të mundohemi të gjejmë një zgjidhje dhe shpresojmë të kemi njerëz më kurajozë jo vetëm në Prishtinë dhe Beograd, që të pranojnë kompromisin që të jetë në favor të të dyja palëve. Ne duam të gjejmë një zgjidhje që do të jetë në favor të të dyja palëve. Duam në një farë mënyrë të gjejmë një zgjidhje. Jam i nderuar që jam këtu me presidenitn Gjukanoviq dhe me presidentin Thaci. Do të doja ta përshëndesja këtu edhe Catherine Ashton”, ka thënë Vuçiq.