Fjalë Kyçe

Vuçiq: Pa marrëveshje me Kosovën, Serbia nuk hyn në BE

Vuçiq: Pa marrëveshje me Kosovën, Serbia nuk hyn në BE

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e ka pranuar se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa marrëveshje me Kosovën.

Serbia nuk mund të hyjë në BE derisa të mos arrijë një marrëveshje me Prishtinën, tha sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiq duke shtuar se ka ardhur koha për të ndaluar “të dërguarit e rremë serbë” që thonë se në BE munden edhe pa zgjidhur problemin e Kosovës.

Ai këto komente i bëri pas takimit me kryeministrin e Italisë, Guissepe Conte në Beograd, ku nuk ka munguar tema e Kosovës.

Vuçiq paralajmëroi se pa një marrëveshje me Prishtinën, nuk ka hyrje në BE as për Serbinë dhe as përparim në këtë drejtim për Kosovën.