Fjalë Kyçe

Vuçiq për mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë: Duan të m’i heqin 50 mijë vota

Vuçiq për mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë: Duan të m’i heqin 50 mijë vota

Deklaratën nga Europa të kreut të Shtëpisë së Bardhe Joe Biden, se lufta në Ukrainë do të vazhdojë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç e sheh me shqetësim.

Sipas Vuçiç, Biden nuk flet rastësisht, por i mendon mirë gjërat para se t’i thotë. Këtë deklaratë, Vuçiç e lidh me Kosovën që sipas tij po përpiqet të destabilizojë rajonin duke përmendur edhe njëhere moslejimin nga ana e autoriteteve atje të zgjedhjeve serbe.

“Gjithçka më shqetëson. Më e rëndësishme për ne është të kujdesemi për veten. Unë e njoh Bidenin si një njeri shumë të kujdesshëm që përgatit çdo gjë. Në bisedën tonë të parë e kuptova se ai ka një ekip që e përgatit jashtëzakonisht dhe nëse thotë diçka, atëherë nuk e thotë rastësisht”, shprehet Vuçiç.

Duke mos lejuar zgjedhjet në territorin e saj, Kosova sipas Vuçiç synon t’i heqë atij gati 50 mije vota të serbëve në veri. Për këtë akuzon Kurtin përsëri për papërgjegjshmëri.

“Ka tentativa nga njerëz të papërgjegjshëm që të bëjnë diçka. Kështu është rasti edhe me zgjedhjet në Kosovë. Unë i marrë më shumë se 90 për qind të votave atje. Kanë llogaritur se nuk do të heqë dorë nga 50 mijë vota dhe se do të më shtyjnë të futem në këtë, e pastaj ta shohim se kë do ta dëbojmë nga Kosova e Mali i Zi”, shtoi presidenti serb, përcjell a2cnn.

Përveç Kurtit, akuzat Vuçiç i ka të drejtpërdrejta edhe për homologun malazez, Milo Gjukanoviç, për të cilin thotë se bashkë me Albin Kurtin, nuk bëjnë gjë tjetër veçse përgojojnë Serbinë.

“Shikoni çfarë po bëjnë Albin Kurti e Gjukanoviqi, po e shfrytëzojnë rastin, puna e vetme është të bëjnë thashetheme për Serbinë, të thonë se Vuçiç është Putini i vogël që ta ngarkojnë gjithë Perëndimin mbi qafën e Serbisë. Serbia nuk flet kurrë për ata, po duan ta ndalojnë rritjen ekonomike të Serbisë. Si gazeta Guardian, asgjë nuk bën tjetër, vetëm gënjen”, përfundoi Vuçiç.]