Fjalë Kyçe

Vuçiq: Platforma shqiptare është kundër dialogut

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka deklaruar se Kosova në Konferencën për Siguri në Munih ka sjellë të gjithë ata që mund të flasin kundër nesh dhe ta paraqesin veten të rrezikuar nga ne.

Ai para gazetarëve gjatë pauzës së konferencës, ka thënë se përshkurtazi e ka parë Enver Hoxhën dhe se aty janë edhe Thaçi dhe Haradinaj.

“Ata bëjnë punë serioze. Kanë këtu në Munih kanë ambasadorin e shkëlqyeshëm, kanë sjellë të gjithë ata që kanë mundur, edhe Hoxhën, i cili flet shkëlqyeshëm gjuhën gjermane. Kjo nuk është për t’u nënvlerësuar. Të gjitha ato që na i bëjnë neve, i prezantojnë ndryshe, flasin për rrezikimin e tyre. Flasin atë që evropianët duan të dëgjojnë”, ka thënë ai.

Presidenti serb ka thënë se sonte deri në orët e vona ka për të punuar në atë që është më e mira për të marrë nga Serbia në panelin e nesërm, në të cilin marrin pjesë bashkë me Hashim Thaçin.

“Ne do të themi, natyrisht, të vërtetën, por ne do të zgjedhim taktikat më të mira për Serbinë”, tha ai.

Ai ka folur edhe rreth platformës së dialogut të hartuar nga Prishtina, për të cilën ka thënë se “Platforma shqiptare është kundër dialogut”.

“Ata thonë se – çdo gjë duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e tyre, që duhet të ruhet, siç thonë ata, integriteti territorial dhe sovraniteti”, ka thënë ndër tjerash Vuçiq.