Fjalë Kyçe

Vuçiq: Sot jemi në pozitë më të mirë se para samitit të Berlinit

Vuçiq: Sot jemi në pozitë më të mirë se para samitit të Berlinit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se pozita morale dhe politike e Serbisë pas samitit të Berlinit është më e fortë se më parë.

“Ne jemi në një pozicion shumë më të mirë se disa të tjerë, por neve na pret një kohë e vështirë dhe shumë probleme”, tha ai, transmeton KosovaPress.

Në të njëjtën kohë, Vuçiq duke komentuar kërkesat e Prishtinës, tha se “pozita jonë nuk varet prej tyre, por pozita e tyre varet krejtësisht pranë nesh”.