Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka pasur takime të ndara në Nju Jork me zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit amerikan Matthew Palmer dhe zëvendëspresidentin ekzekutiv të Këshillit Atlantik Damon Wilson.
“Një bisedë e gjatë, serioze dhe të përgjegjshme me Palmer për marrëdhëniet Beograd-Prishtinë, si dhe marrëdhëniet e përgjithshme serbo-amerikane”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Kosova ishte një temë mbizotëruese e bisedës me Wilson.
“Mbrojtja e interesave të popullit serb në Kosovë dhe ruajtja e interesave jetike kombëtare dhe shtetërore të Serbisë ishin thelbi i angazhimit tim në bisedimet me Wilson,” tha Vuçiq.
Ndryshe, Vuçiq dje është takuar edhe me sekretarin e Shtetit amerikan Mike Pompeo.