Fjalë Kyçe

Vuçiq tregon nëse ka marrëveshje për ndryshimin e kufijve Serbi-Kosovë

Vuçiq tregon nëse ka marrëveshje për ndryshimin e kufijve Serbi-Kosovë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi ka deklaruar sot se nuk ekziston asnjë farë marrëveshjeje me 17 pika për ndryshimin e kufijve me Kosovën, transmeton Koha.net.

“Çfarë të ju them lidhur me këtë, atë që po e dëshirojnë, po e shohin ëndërr”, citon b92 të ketë thënë Vuçiqi.

Ai ka theksuar se nuk ka, ama asgjë, nuk ka kurrfarë marrëveshjeje dhe kurrfarë hartash .

“Atë (marrëveshjen) duhet ta kenë shkruar Thaçi e Haradinaj, nuk është asnjë pikë e saj, lëri më 17 pika”, ka thënë Vuçiq duke folur për shkrimin e gazetës “Frankfurete Rundschau” sipas të cilit BE-ja dhe SHBA-ja janë të gatshme ta pranojnë këmbimin e territoreve ndërmjet Serbisë e Kosovës në marrëveshjen që do të nënshkruhej në Washington më 12 qershor e që në fuqi do të hynte gjashtë më vonë.