Gjatë fjalimit të tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka prekur edhe temën e rënies së natalitetit në Serbi, respektivisht shtimin e natalitetit tek shqiptarët.
Shihet qartë se atij po i dhemb shumë fakti se shqiptarët vazhdojnë të shtohen si popull, ndërsa serbët po pakohen me të madhe.
“Serbët kanë një shtim natyral shumë negativ, ndërsa shqiptarët pozitiv. Sipas vlerësimeve të OKB-s, Serbia deri në vitin 2050, do të ketë 5.5 milionë banorë, ndërsa deri në vitin 2100, vetëm 3.5 milionë banorë, ndërsa shqiptarë do të jenë 9.6 milionë. Për të arritur një shtim pozitiv, është e domosdoshme që gratë të lindin së paku nga tre fëmijë”, ka theksuar Vuçiç.