Fjalë Kyçe

Vuçiqi qesharak: Dje kërkoi demilitarizimin e FSK-së

Vuçiqi qesharak: Dje kërkoi demilitarizimin e FSK-së

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dje ka vazhduar propagandën dhe gënjeshtrat në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke thënë se ‘Prishtina ka ushtruar dhunë brutale ndaj serbëve në veri’.

Ai ka folur edhe për bojkotin e referendumit, duke thënë se ‘ishte i kuptueshëm për shkak të persekutimit që iu bëhet serbëve’.

“Serbët janë të përjashtuar nga sistemi ekonomik i Kosovës. Autoritetet e re komunale janë konfirmuar dhe janë në mungesë të plotë të çfarëdo legjitimiteti. Janë dërguar atje pjesëtarë të Njësisë speciale të Kosovës dhe ka pasë një dhunë brutale ndaj serbëve atje dhe merren vendime që janë kundër interesave të serbëve. Në vend se të dënohet, regjimi i Kurtit po shpërblehet. Prishtina po vazhdon okupimin e veriut. Pasi kishte premtuar që do të largonte udhëheqësit jolegjitim, ka kërku një referendum. Në mënyrë që ky referendum të jetë i suksesshëm është dashtë të marrin pjesë 95% e votuesve. Në mënyrë që të vazhdohet persekutimi i serbëve duke manipulu në kohën kur atje po ikin nga represioni”, tha Vuçiq.

“Sa shumë flitet për Banjskën, por asnjëherë për zellin dhe energjinë e një ushtari që komandohet nga Vjosa Osmani, ushtar i FSK-së që qëlloi mbi dy serbë në Krishtlindje. Në vend që të dënohet regjimi i Kurtit në Prishtinë, po shpërblehet. Armatimi i atyre të quajturave FSK, që sipas Rezolutës 1244 duhet të demilitarizohet dhe të shpërbëhet”, tha ai.