Fjalë Kyçe

Vukotiqi u dënua me 10 vite burgim pasi dhunoi seksualisht një shqiptare gjatë luftës, reagon Ministrja Haxhiu

Vukotiqi u dënua me 10 vite burgim pasi dhunoi seksualisht një shqiptare gjatë luftës, reagon Ministrja Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se lajmi për burgimin e Zoran Vukotiq për 10 vjet, është shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha tutje se drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë.

“Sot, për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 10 vite burgim kriminelin, Zoran Vukotic për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë”, shkroi ajo.