Fjalë Kyçe

Vulin i reagon Stubllës rreth gjenocidit serb në Kosovë

Vulin i reagon Stubllës rreth gjenocidit serb në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do të lejohet të vizitojë Kosovën.

Kështu ka pohuar gjatë ditës së stome Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka pohuar se i pari i shtetit serb, duhet të kërkojnë falje për gjenocidin e kryer ndaj popullit shqiptarë.

Tashmë ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ka pohuar se viktima të luftës në Kosovë nuk ishin vetëm shqiptarët, raporton informer.

“Politikanët në Prishtinë duhet të ndalojnë së gënjyer veten dhe të tjerët se bashkatdhetarët e tyre ishin viktima e vetme dhe e pafajshme në luftën e Kosovës”.

“UÇK-ja bëri aq shumë krime saqë edhe vendet që u përpoqën të bënin një Kosovë të pavarur me bomba u desh të formonin një gjykatë speciale vetëm për ta. Gjykatat nuk janë bërë për viktimat dhe luftëtarët e lirisë, por për kriminelët dhe vrasësit, po”, pohoi ai.

Ndryshe, Vuçiq ditë më parë i ishte refuzuar kërkesa që ta vizitojë Kosovën, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe Marko Gjuriq si dhe Shefin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.