Fjalë Kyçe

Vulin vazhdon me deklarata fyese për shqiptarët

Vulin vazhdon me deklarata fyese për shqiptarët

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin tregon fytyrën e vërtetë ‘demokratike’ të Serbisë, duke vazhduar me deklarata fyese për shqiptarët e Kosovës, duke i quajtur ata si ‘shiptari’.

Ai tha se angazhohet për një demarkacion më të shpejtë me shqiptarët, pasi ashtu do të mund të vazhdojnë të mbrojnë serbët.

“Ky është mendimi im personal dhe nuk kam mbështetjen e presidentit Vuçiç apo të Qeverisë Serbe, por Kuvendi as që e ka diskutuar atë ndonjëherë. Por, sa më shpejt që të jetë e mundur të kemi një kufi të fortë midis nesh, në mënyrë që të jemi në gjendje të merremi me veten dhe popullin tonë”, tha Vulin në Vranjë, ku Lëvizja e tij Socialiste shënoi Ditën e Punës këtë vit, transmeton KosovaPress.

Ndryshe, gjatë samitit të Berlinit nuk ka pasur ndonjë ide konkrete për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Pala kosovare gjatë takimeve që kishte me zyrtarë të lartë të Be-së është shprehur për vazhdimin e dialogut pa kushte, ndërsa ka shprehur edhe një herë qëndrimin kundër heqjes së taksës, të cilën Serbia e ka vënë si kusht për vazhdimin e procesit në Bruksel.