Fjalë Kyçe

Vushtrria feston 26-vjetorin e Ditës së Çlirimit, nderon të rënët për liri

Vushtrria feston 26-vjetorin e Ditës së Çlirimit, nderon të rënët për liri

Qyteti i Vushtrrisë sot feston 26-vjetorin e Ditës së Çlirimit.

Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi ka njoftuar se kanë bërë homazhe dhe kanë nderuar të rënët për liri.

“Kemi nisur me homazhe te përmendorja e Dëshmorëve në Vushtrri, pastaj te përmendorja e Martirëve, shtatorja e Hasan Prishtinës dhe në Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit në Bletaj”, ka thënë Idrizi.

Ai është shprehur se sot janë pjesë e aktiviteteve të dedikuara për këtë ditë të shënuar..

“Ky përvjetor na kujton rëndësinë e sakrificës dhe guximit të brezave që luftuan për lirinë dhe të drejtën tonë. Urime Ditën e Çlirimit Vushtrri!”, ka thënë tutje Idrizi.