Fjalë Kyçe

VV-ja akuzon PDK-në për mashtrim: Fotot nga QKUK-ja nuk janë reale

VV-ja akuzon PDK-në për mashtrim: Fotot nga QKUK-ja nuk janë reale

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook ku edhe e ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës për mashtrim ndaj opinionit.

Në fotografi, shihet slogani i PDK-së “Ndërtojmë të Ardhmen”, me disa fotografi siç pretendon PDK-ja se janë realizuar në QKUK, por Pacolli e demanton.

Ajo ka publikuar fotografinë e ngjashme nga një spital në Oslo.

“A thu prej nga e ka huazu Kadri Veseli ‘Paktin’ kundër korrupsionit?!? Këto fotografitë për shëndetësinë i paskan huazu nga shtetet skandinave ngase nuk kanë guxim të publikojnë fotografi nga gjendja reale e QKUK-së. PDK mashtron, nuk ndërton të ardhme! #erdhidita për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Pacolli.