Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë se në rast se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pranon që Albin Kurti të jetë kandidat për kryeministër i listës së përbashkët të LDK-së dhe të Vetëvendosjes, atëherë VV garon dhe fiton vetë në zgjedhje.
Ai ka folur të martën në RTK.
“Atëherë do të fitojmë të vetëm dhe do të bisedojmë pas zgjedhjeve. Ne nuk thyejmë parimet tona për hir të ardhjes në Qeveri. Kjo është e qartë prej ditës së parë të ekzistencës së Vetëvendosjes. Këtrë e dinë të gjithë qytetarët. Prandaj nuk kemi nevojë të ndryshojmë tash. Jemi subjekti i vetëm që e ka ruajtur ekzistencën e edhe është rritur”, ka thënë Sveçla.
Ndërkaq më herët gjatë ditës, kryetari i VV-së, Albin Kurti ka paralajmëruar koalicion me partinë e Mustafës, duke thënë se një Qeveri e tillë do të ishte shumë e fuqishme me numrat që do të kishte.