Fjalë Kyçe

VV: Komisionerët dhe vëzhguesit e Lëvizjes do të jenë gardian të secilës votë

VV: Komisionerët dhe vëzhguesit e Lëvizjes do të jenë gardian të secilës votë

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një postimi në rrjetin social Facebook bën të ditur se në ditët e javët në vijim, do të zhvillojnë takime mobilizuese, e trajnime me të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit e kësaj partie.

“Komisionerët dhe vëzhguesit e Lëvizjes do të jenë gardian të secilës votë, të secilit qytetarë pa dallim. Në ditët e javët në vijim, do të zhvillojmë takime mobilizuese, e trajnime profesionale me të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve për të mundësuar zgjedhje të lira, të ndershme e në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare”.

“Ftojmë të gjitha institucionet shtetërore përgjegjëse për të përgatitur apo garantuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme institucionale që garantojnë pacenueshmërinë e zgjedhjeve”, shkruhet në postimin e VV-së.

Ja postimi i plotë: