Fjalë Kyçe

VV: Studentëve të paregjistruar në librat amëz nuk iu njihet diploma

VV: Studentëve të paregjistruar në librat amëz nuk iu njihet diploma

Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur shqetësimin se shumë studentëve që kanë përfunduar studimet, nuk do t’iu njihet diploma pasi që nuk janë të regjistruar në librat amëz.

Deputeti i VV-së, Ismajl Kurteshi, tha se ka kërkuar raportin nga Ministria e Arsimit ku bashkë me të ka marrë edhe një letër nga shefi i kabinetit të ministrit Baton Dushi.

“Sepse ajo tërhiqte vërejtjen se kjo çështje është një alarm për arsimin e lartë në Kosovë. Pas 5 muajsh raporti erdhi dhe bashkë me raportin ka ardhur një shkresë përcjellëse nga shefi i kabinetit, i cili thotë se gjatë viteve të kaluara kolegjet private dhe ato publike nuk i kanë dorëzuar librat amë me kohë dhe si rrjedhojë për disa studentë nuk mund t’iu njihet diploma”, tha ai, transmeton ksp.

Ai tha se ky problem shtrihet edhe në universitetet publike.

“Një studenti të paregjistruar në këto libra amë nuk i njihet diploma. Ata kanë besuar se po kryejnë studime, por ata kanë qenë të mashtruar. Ky kabinet i tanishëm kanë bërë përpjekje që ta mbajnë të fshehur këtë raport. Librat amë të dorëzuara në MASHT ose janë të paprotokolluara ose të pambyllura, por ka edhe të atilla që janë të rregullta. Kjo Qeveri bashkë me ministrin e Arsimit do të mbahet në mend për diskreditimin e arsimit, duke filluar nga largimi në EQAR, mungesës së marrëveshjes me SBASHK-un, mungesën e buxhetit për kërkime shkencore. Ne nga kjo ministri kërkojmë që të mos merr vendime që nuk i përkasin një qeverie që është në dorëheqje. Po ashtu kërkojmë që nëse këto raporte nuk janë të plota t’i publikojë të plota jo vetëm për universitetet private por edhe në ato publike”, tha ai.