Fjalë Kyçe

Warriors shkatërrojnë Bulls, Curry, i treti në listën 3-pikëshe të NBA-së

Warriors shkatërrojnë Bulls, Curry, i treti në listën 3-pikëshe të NBA-së

Në fitoren e Golden State Warriors, 146-109, ndaj Çikago Bulls, Stephen Curry u ngjit në “podiumin”  e të gjitha kohërave për 3-pikëshat që realizoi.

Ndërkohë, shkëlqeu edhe Klay Thompson në gjysmën e parë të ndeshjes për Warriors.

Curry e përfundoi ndeshjen me 28 pikë, 8 asiste dhe 5 kërcime, duke qenë tashmë i treti në listën 3-pikëshe të NBA-së. Në këtë “stacion” të garës, Golden State i dorëzoi Chicago Bulls humbjen e gjashtë radhazi, transmeton telesporti.

Më poshtë mund të njiheni me rezultatet e së premtes në NBA, për ndeshjet e 11 janarit:

Washington Wizards – Milwaukee Bucks 113-106

Atlanta Hawks – Philadelphia 76ers 123-121

Toronto Raptors – Brooklyn Nets 122-105 |

Indiana Pacers – Nju Jork Knicks 121-106

Dallas Mavericks – Minnesota Timberwolves 119-115

Houston Rockets – Cleveland Cavaliers 141-113

Portland Trail Blazers – Charlotte Hornets 127-96

Utah Jazz – Los Angeles Lakers 113-95

Golden State Warriors – Çikago Bulls 146-109