Watford-Chelsea, që do të përmbyllë “boxin day” në Premier League, është sfida e përzgjedhur për t’u transmetuar nga Supersport në orën 20:30.
Ndoshta nuk është një nga ato përballjet më të mëdha të futbollit anglez, por sigurisht mbetet ndër më dëfryeset, nëse u referohesh statstikave.
“Blutë” e Londrës kanë nevojë për një reagim të shpejtë pas asaj humbjeje befasuese 0-1 me Leicester City-n në “Stamford Bridge”, që ishte e para për Maurizio Sarrin në këtë sezon dhe që i hap oreksin Manchester United për vendi e katërt. Kalendari u ka rezervuar londinezëve një transfertë të vështirë përballë një skuadre që nuk di të bëjë prapa para tifozëve të saj.
Watfordi ditoi bindshëm 4-1 në përplasjen e fundit në muajin shkurt, duke i dhënë fund një ecurie prej 13 takimesh radhazi pa fitore kundër Chelseat. Interesant fakti që në 4 përballjet e fundit mes tyre janë shënuar në total 21 gola, me një mesatare 5.3 gola për ndeshje (11 Chelsea, 10 Watfordi). “Blutë” nuk humbin prej 13 vitesh në “boxin day”, duke shënuar 8 fitore dhe 5 barazime. Disfata e fundit i përket vitit 2004, 4-2 ndaj Charltonit, raporton SS.
Watford është një skuadër fizike dhe dhuron spektakël në sfidat shtëpiake. Ata shkon me moral të lartë në këtë ndeshje pas suksesit 0-2 në fushën e West Hamit.
Java 19
Fulham – Wolves
Burnley – Everton
Crystal Palace – Cardiff
Leicester – Manchester City
Liverpool – Newcastle
Mannchester Utd – Huddersfield
Tottenham – Bournemouth
Brighton – Arsenal
Watford – Chelsea