Fjalë Kyçe

Weber: Kriza në veri të Kosovës pasojë e krizës së gjatë të Perëndimit sa i përket dialogut

Weber: Kriza në veri të Kosovës pasojë e krizës së gjatë të Perëndimit sa i përket dialogut

Analisti gjerman Bodo Weber ka thënë se kriza aktuale në veri të Kosovës është pasojë e një krize të gjatë të Perëndimit sa i përket dialogut Kosovë – Serbi.

Weber në një intervisti për “Kosovo Online”, ka thënë se mungesa e një rivendosje reale dhe thelbësore të negociatave për një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse mes dy vendeve, po ashtu është pasojë e krizës së fundit në veri të Kosovës.

“Një gjë e tillë duhej të vinte në fillim të vitit nga presidenti Biden apo kancelarja Merkel, domethënë mund të vinte vetëm nga maja. Meqenëse mungoi kjo, 2021 përfaqësoi një vit tjetër kalimtar në të cilën negociatat mbetën të bllokuara dhe nuk mundi të zgjidhej gjë. Kështu që një marrëveshje kalimtare për targa, që ishte e vlefshme për dhjetë vjet, për fat të keq u desh të skadonte pa një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë”, ka thënë Weber.

Ai ka thënë se nuk beson se zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë do të ndryshojnë diçka në politikën në Kosovë.

Ndërsa deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se pret që për një muaj BE-ja të tregojë nëse Marrëveshja e Brukselit mbetet në fuqi, e sheh thjeshtë si pjesë e zakonshme të “rrotullimeve politike” të presidentit serb. Ai ka thënë se Vuçiqit i konvenon plotësisht kriza e dialogut dhe politika e zgjerimit.