Fjalë Kyçe

Wieland: Porosia e Merkelit për ndryshimin e kufijve ishte e qartë

Wieland: Porosia e Merkelit për ndryshimin e kufijve ishte e qartë

Zëvendëspresident i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, qëndroi sot në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Zëvendëspresident i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton lajmi.net.

Pas takimit, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Haradinaj, Wieland ka folur edhe për idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

Wieland ka thënë se ndryshimi i kufijve nuk është hap i duhur për vendet e rajonit dhe se sipas tij, qëndrimin për këtë e ka dhënë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Në momentin e parë që kam dëgjuar njerëz që propozonin përshtatje të kufijve, isha i dëshpëruar. Por u bëra shumë i lumtur që Kancelarja jonë, Angela Merkel, sqaroi që ne nuk mendojmë që ndryshimi i kufijve është një hap i mirë për rajonin. Kjo ka më shumë ndikime sesa në rajonet e tjera gjithandej në botë. Unë nuk mendoj që është një ide e mirë kjo dhe ne duhet të merremi me ato që kemi”, deklaroi Wieland gjatë konferencës së sotme.