Fjalë Kyçe

Will Smith dhe Jada Pinkett drejt divorcit?

Will Smith dhe Jada Pinkett drejt divorcit?

Incidenti në Oscar ka krisur marrëdhënien e Will Smith me gruan e tij, Jada.

Aktori goditi me shuplakë komedianin Chris Rock për një batutë që bëri për flokët e Jada-s.

Revista Heat citon burime, të cilët janë shprehur se ata mezi flasin pas incidentit që bëri bujë në mbarë botën.

“Që nga skandali i Oscars, tensionet mes tyre kanë qenë të dukshme. Ka pasur probleme për vite, por ata mezi po flasin tani. Nëse ata do të ndaheshin, ëill ka një pasuri prej 350 milionë dollarësh që Jada do të kishte të drejtë për gjysmën e tyre sipas ligjit të Kalifornisë.” u shpreh burimi.

Revista shkruan se “Ky mund të jetë një nga divorcet më të shëmtuara në historinë e showbizz-it dhe të zgjasë më shumë se ai i Angelina-s dhe Brad-it”.