Lionel Messi bëri debutimin këtë sezon në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund.
Ylli argjentinas luajti 30 minutat e para të sezonit të ri, pasi mbeti jashtë fushave për shkak të një lëndimi që e pësoi më herët.
32-vjeçari nuk la shenja në paraqitjen e tij të parë, por megjithatë vet prezenca e tij në fushë do të thotë shumë, përcjell lajmi.net.
Këtë e kanë kuptuar më së miri lojtarët e Dortmund, veçanërisht Alex Witsel.
Ky i fundit ka bërë shaka duke e postuar një foto në Twitter, ku Messi markohet nga tre futbollistë të ‘Verdhezinjëv’.
‘’Rruga e vetme për ta ndalur Messin’’, shkroi mesfushori i Dortmund në Twitter.