Fjalë Kyçe

Xeni tregon se si e dërguan në polici pasi nuk iu përmbajt rregullave

Xeni tregon se si e dërguan në polici pasi nuk iu përmbajt rregullave

Këngëtari i mirënjohur Shkëlzen Jetishi, i njohur si Xeni në emisionin Oxygen në Klan Kosova ka treguar për rastin e paraqitjes në polici gjatë kohës që ishte në karantinë.

Ai tha se edhe pse kishte urdhër për vetizolim e kishte thyer sepse nuk kishte mundur të qëndrojë mbyllur për kohë të gjatë.

“Kisha dal për të ecur në Shkugëz edhe sa u ktheva në shtëpi erdhën policia. Më pyetën: Pse ke dalë, iu thashë: Dola me ecë se nuk mund të qëndroj aq gjatë mbyllur. Pas pak kohësh u kthyen prapë edhe më thanë të shkoj dhe të jap deklaratë”.