Fjalë Kyçe

Xhafer Tahiri sërish kandidat për kryetar të Vushtrrisë

Xhafer Tahiri sërish kandidat për kryetar të Vushtrrisë

Xhafer Tahiri do të jetë edhe një herë kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, duke shtuar se është kënaqësi e veçantë për të që një njeri si Xhafer Tahirin, ta nominoj edhe për një mandat në krye të Vushtrrisë, transmeton Klankosova.tv.

“Ai i dha kahje ndryshe zhvillimit të Komunës dhe për këtë do të kërkojë aprovimin e Kryesisë.I njohur si një ndër lokalitetet antike dardane, Vushtrria, ka për nderë që një kryetar si Xhafa ta vazhdojë punën e kreut të Komunës edhe për 4 vjetët e ardhshme në të mirë të të gjithë banorëve të saj”.

“Ai ka vizion të qartë se si duhet të duket qyteti e fshatrat e Komunës nën udhëheqjen e LDK-së, i përkrahur nga të gjitha strukturat pa dallim. Për një mandat, ka siguruar kyçje në ujë për 7000 familje vushtrriase; ka krijuar Zonën Ekonomike me plot 800 vende pune; ka dhënë shembull nacional në mbledhjen e mbeturinave; ka ndërtuar dy çerdhe e një Qendër Mjekësie; e dhjetëra projekte infrastrukturore. Xhafa e meriton përkrahjen e secilit prej nesh sepse gjatë mandatit të parë, me punën dhe përkushtimin e tij na ka bërë të gjithëve krenarë”, ka shkruar Abdixhiku.