Derbi shqiptar i Premier Leagues mes Arsenalit te Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit, kundër Huddersfield Town e Florent Hadergjonajt, i ka takuar “Topçinjve”.
“Topçinjtë” mundën në ‘Emiratës’ Huddersfield Town, me rezultat 1-0, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të javës së 16-të të elitës së futbollit anglez.
Lucas Torreira (83’) shënoi golin e fitores për Arsenalin, skuadër kjo që tani renditet e treta me 34 pikë të tubuara.
Në radhët e londinezëve titullar ishin edhe dyshja shqiptare Xhaka-Mustafi, kurse, tek Huddersfield Town në pjesën e dytë u aktivizua edhe shqiptari Hadergjonaj.
Ndërkohë, Manchester United i Jose Mourinhos ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në duel me Fulhamin, duke e mposhtur 4-1.
“Djajtë e Kuq” bën paraqitje të mirë në duel me Fulhamin, duke qenë ekip dominues në ‘Old Trafford’.
Young (13’), Mata (28’), Lukaku (42’) dhe Rashford (82’), u përkujdesën për fitoren e skuadrës së Mourinhos, kurse, golin e nderit për skuadrën udhëtuese e realizoi Kamara (67’) nga penalltia.
Pas kësaj fitore, United ngjitët në vendin e gjashtë me 26 pikë, ndërsa mbetet e fundit me vetëm 9 pikë të tubuara.