Fjalë Kyçe

Xhavit Drenori i thotë Lladrovcit se duhet të flas për rastet që fsheh në Drenas

Xhavit Drenori i thotë Lladrovcit se duhet të flas për rastet që fsheh në Drenas

Asambleisti i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, ka shprehur dyshimet se kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka qenë në dijeni lidhur me veprimet e policit, Vesel Veseli edhe me një zyrtare komunale.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka bërë pyetje se kush e ka fshehur rastin, duke theksuar se, rasti i 16 vjeçares ka mundur të ndalej nëse veç do të zbulohej rasti i zyrtares komunale…

“Ka dyshime që kryetari Lladrovci ka qenë i informuar më herët me veprime të paligjshme të policit Vesel Veseli të natyrës së njëjtë me një zyrtare komunale.

Një pyetje: Ku mbeti rasti? Kush e fshehu? Sikur t’i shkohej deri në fund atij rasti, nuk do të ndodhte rasti i 16 vjeçares. Kryetari duhet të flas”, ka shkruar Drenori.

Ndërkaq, inspektorati Policor i Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e zyrtarit policor në fjalë.