Fjalë Kyçe

Xhavit Rexhaj emërohet zëvendësministër në MASHT

Xhavit Rexhaj emërohet zëvendësministër në MASHT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Xhavit Rexhajn, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Duke i uruar suksese në detyrë e re, kryeministri Kurti vlerësoi se përvoja profesionale e Rexhaj në fushën e arsimit dhe shkencës, do të jetë ndihmës në avancimin e sektorit të arsimit”, thuhet në komunikatë.