Fjalë Kyçe

Xhaxhai e gjen nipin të vdekur në banesë

Xhaxhai e gjen nipin të vdekur në banesë

Policia ka njoftuar se të hënën në Mitrovicë është gjetur një person i vdekur.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Mitrovicë, ku xhaxhai ka gjetur nipin të vdekur në banesë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar nga axha i tij ishte gjetur në banesën e tij pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me kërkesë të familjarëve pasi viktima kishte qenë i sëmurë, kishte qenë përdorues i alkoolit si dhe në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune trupi i pajetë i tij iu lirohet familjarëve”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili rekomandon që rasti të shkoj në procedurë të rregullt.