Llapi ka mposhtur Gjilanin në takimin e zhvilluar sot në kuadër të javës së 21- të në IPKO Superligë.
Kryetrajneri i skuadres llapjane Xhengis Rexhepit është ndarë i kënaqur me fitoren e arritur në Gjilan.
“I lumtur jashtëzakonisht shumë me këtë fitore, pasi që na ndihmon të ruajmë vazhdimësinë. E kemi ditur se do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që kemi shpenzuar shumë energji në duelin ndaj Prishtinës, ndaj u kam kërkuar futbollistëve që të shfaqin seriozitet maksimal dhe disiplinë taktike. Kemi patur edhe mundësi të tjera për të realizuar, por shënuam vetëm një herë dhe mjaftoi për ta fituar ndeshjen. Kjo si pasojë e ekipit tejet kualitativ që ka Llapit, pasi që mund të mbyll ndeshjen edhe me një gol, por edhe më shumë”, deklaroi Rexhepi.
“Janë ende edhe 12-të ndeshje deri në fund dhe do të jetë luftë shumë e fortë. Fitorja e Prishtinës ose barazimi do të na ofronte edhe më shumë drejt kreut të tabelës, por nuk do të thotë se fitorja e njërës apo tjetrit ekip se ka përfunduar kampionati”, ka përfunduar trajneri tetovar.