Pas lindjes së vajzës Ajka, sigurisht që daljet e saj publike në festivale apo koncerte janë të rralla!
Sepse fokusi i saj parësor këtë periudhë është e bija, dhe kjo është afërmendsh e kuptueshme. Edhe pse duket qartë që Xhensila Myrtezaj e ka shumë të vështirë të jetojë pa muzikën, këngën, ndaj ajo ka vendosur të kthehet fuqishëm, më shpejt nga sa e mendonim.
Pikërisht, ka qenë një foto e djeshme që ajo ka postuar në instastory-n e saj, ku Xhensila shfaqet bashkë me Darko Dimitrov dhe Pirro Çakon në një studio muzikore. Ne sigurisht menduam që ajo po punon mbi një këngë të re ndaj e kontaktuam.
“Po, është një bashkëpunim të cilin e kam ëndërruar që në vogëli. Atëherë kur Pirro Çako këndonte duetet më të bukura me këngëtaret më të mira. Nuk kemi një datë apo ditë fikse se kur do të publikohet kënga, por ne jemi të përfshirë maksimalisht dhe po punojmë fort që ta sjellim shumë shpejt. Di të them që kjo baladë më ka marrë gjithë zemrën”, shprehet Xhensila për Class.
E deri në ditën e publikimit, jemi të gjithë kureshtarë dhe mezi presim që një nga duetet e shumëpritura në muzikën shqiptare, të lançohet sa më shpejt!