Fjalë Kyçe

Xhensila Murtezaj vikendin ia kushton të bijës, sjell imazhe të ëmbla përkrah saj

Xhensila Murtezaj vikendin ia kushton të bijës, sjell imazhe të ëmbla përkrah saj

Xhensila Myrtezaj është një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare dhe mbetet aktive me projekte të muzikore.

Por, këngëtarja nga Shqipëria ka arrit të balancoi jetën profesionale me atë private, duke qenë edhe një nënë e përkushtuar ndaj vajzës së saj të vetme, Ajka.

Xhensila jo rrallë herë ndan imazhe të bukura me të bijën, ashtu siç ka vepruar edhe këtë të diel dhjetori.

Këngëtarja postoi disa fotografi të ëmbla ku shihet pranë detit, teksa shijon kohën e lirë me vajzën e saj.

“Ajka ime”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e imazheve, ndërsa nuk munguan komentet e shumta nga ana e fansave të saj.

Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e Xhensilës “Mëkati jem” erdhi në bashkëpunim me dy reperët nga Kosova, Majk dhe Getoar Selimi.

Ndryshe, përveç muzikës, Xhensila kohë më parë hapi edhe klinikën që për qëllim ka për kujdesin ndaj lëkurës.