Fjalë Kyçe

Xhensila paralajmëron këngën e re nga “planeti Mars”

Xhensila paralajmëron këngën e re nga “planeti Mars”

Xhensila Myrtezaj ka surprizuar ndjekësit me fotosesionin e fundit që ka realizuar.

Ajo ka bërë me dije se fotografitë janë shkrepur nga klipi më i ri i këngës që do të sjellë së shpejti.

Kënga mban titullin “Lujta”, megjithëse ende nuk dihet data e publikimit.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte paraqitja e këngëtares.

Xhensila shfaqet e veshur me ngjyrë ari, kombinuar dhe me sfondin në të njëjtin tonalitet.

Këngëtarja ka krijuar idenë sikur të jetë në planetin Mars. Vetë ajo ka shtuar me shaka se vendndodhja është Marsi.

/abcnews