Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen e tij për aksidentin tragjik që ndodhi sot në Gjilan.
Në këtë aksident mbeti i vdekur një person e shumë të tjerë u lënduan.
Përmes Instagramit, futbollisti i Liverpool-it ka postuar një foto të aksidentit dhe ka treguar se po lutet për vendlindjen e tij.
Mos të harrojmë që Shaqiri me prejardhje është nga fshati Zhegër e Gjilanit.