Fjalë Kyçe

Xhesika Berberi bën me shtëpi familjen e prekur nga tërmeti në Shqipëri

Xhesika Berberi bën me shtëpi familjen e prekur nga tërmeti në Shqipëri

Shtëpia e familjes Çekirri në Ndroq është rindërtuar falë nismës së modeles së njohur shqiptare, Xhesika Berberi, e cila mblodhi fondet për këtë kauzë.

Modelja, e cila jeton dhe ushtron profesionin e saj në Amerikë, ka nisur mbledhjen e fondeve muaj më parë për t’i ardhur në ndihmë familjeve shqiptare që mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit, shkruan Dosja.al, transmeton Prive.

Mes emocioneve dhe lotëve të gëzimit, modelja tregoi se si vendosi të mbledhë fondet për rindërtimin e shtëpisë. Ajo siguroi se nisma nuk do ndalet me kaq, por shumë shpejt do të nisin punimet edhe një banesë tjetër për të lumturuar një tjetër familje në nevojë.

“Ideja për të kontribuar në këtë ditë të vështirë për shqiptarët, lindi thjesht nga zemra. Më dhembi zemra kur e pashë se si në një mëngjes, kur një tërmet ra e u shkatërruan shumë shtëpi, shumë njerëz humbën jetën dhe e ndjeva të domosdoshme të jepja kontributin tim. Mendova të hapja një faqe në Go Fund. Nuk mund të lë pa falenderuar Adrola Dushin, e cila dha një mbështetje shumë të madhe këtu. Gjithashtu, edhe të gjithë njerëzit që kanë dhuruar sepse kjo ishte gjëja më e bukur. Nga të gjithë ne u mblodhën këto fonde dhe u bë e mundur ndërtimi i dy shtëpive. Është gjëja që më ka bërë më krenare deri tani, kam vendosur që të ndihmoj dhe një familje tjetër dhe do ndërtoj edhe një shtëpi tjetër”, tha ajo.