Fjalë Kyçe

Xhevdet Shabani shprehet optimist për sfidën ndaj Ferizajit

Xhevdet Shabani shprehet optimist për sfidën ndaj Ferizajit

Skuadra nga Gjilani, Drita do të përballet me skuadrën e Ferizajit në kuadër të javës së 24-të, shkruan GazetaAlo.

Njëri nga futbollistët më të mirë te skuadra e Dritës, Xhevdet Shabani në një prononcim ekskluziv për Gazetën Alo ka folur për sfiden ndaj Lirisë, e cila është tejet e rëndësishme për të dyja skuadrat.

“Kemi përball një kundërshtar i cili ka skuadër shumë të mirë, por ne do të mundohemi të vazhdojmë këtë seri të mirë të rezultateve”, ka thënë fillimisht Shabani.

Ylli i skuadrës së Dritës ka folir edhe për synimet e klubit nga Gjilani.

“Symimi jonë është të luajm mirë te japim më të mirën e mundshme, të vazhdojmë me fitore dhe në fund të jemi lart në kreun e tabelës” ka deklaruar Xhevdet Shabani për Gazetën Alo.

Frrizaj – Drita luhet sot nga ora 14:00.