Mediat turke shkruajnë se sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi do të jetë objektivi kryesor i Fenerbahces në afatin kalimtar të verës.
Muriqi, i cili momentalisht luan me Rizespori, në të kaluarën ka luajtur edhe për klube si Giresunspor dhe Grençlerbirligi.
Sulmuesi kosovar e ka filluar karrierën e tij në Kosovë te klubi prizrenas, Liria, kurse më pas u transferua në Shqipëri te Teuta, para se kalonte në Turqi.
Reprezentuesi kosovar ka realizuar 11 gola gjatë këtij edicioni me Rizesporin.