Fjalë Kyçe

Ylli i Kosovës zyrtarizohet te skuadra e Serie A

Ylli i Kosovës zyrtarizohet te skuadra e Serie A

Amir Rrahmani edhe zyrtarisht karrierën e tij do ta vazhdojë në një ndër ligat më të fuqishme europiane, “Serie A”.

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës gjatë ditës së sotme është prezantuar te skuadra e njohur italiane, që këtë vit sërish u rikthye në mesin e më të mirëve në futbollin italian, edhe atë duke mundur Citadellan në ndeshjet finale të “play-off”.

Rrahmani te Verona vjen nga rradhët e Dinamo Zagrebit, pjesë e së cilës skuadër u bë që nga viti 2016-të, por që vitin e parë e luajti në formë huazimi te Lokomotiva e Zagrebit, për tu rikthyer në Maksimir verën e vitit 2017-të.

Mbrojtësi 25-vjeçar me Dinamo Zagrebin numëron 57 ndeshje, ndërsa plotë 19 ndeshje numëron edhe me përfaqësuesen e Kosovës, ku për shumë shpejtë kohë u shndërrua në një lider të padiskutueshëm në mbrojtjen e “Dardanëve”, për të cilën ka shënuar edhe 3 gola. /Gazeta Alo