Fjalë Kyçe

Ylli i Liverpoolit kërcënon Messin në garë për ‘Topin e Artë’

Ylli i Liverpoolit kërcënon Messin në garë për ‘Topin e Artë’

Virgil van Dijk doli me kockat e thyera nga “Camp Nou”, por ka arritur të marrë revanshin në “Anfield”. Mbrojtësi i Liverpool ka qenë një nga protagonistët e përmbysjes së madhe ndaj Barcelona-s në Champions League, duke u konfirmuar një nga qendërmbrojtësit më të fortë në botë.

Entuziazmi pas ndeshjes me Barçën duket se ka prekur edhe kompanitë angleze të basteve, që e kanë ngjitur Van Dijk në vendin e dytë në garën për Topin e Artë, me koeficientin 3.50. Holandezi renditet pas Messi-t, i cili vazhdon të rezistojë me koeficientin 1.50.

Finalja e arritur për vitin e dytë radhazi nga Liverpool në Champions ka rritur edhe shanset e Mohamed Salah dhe Sadio Mane për të fituar trofeun prestigjioz. Dy yjet e Klopp janë në vendin e tretë me koeficientin 8.50, para Cristiano Ronaldo-s, koeficienti i të cilit është 21.00.