PSG mund ta humbet një lojtar kyç në fund të këtij sezoni.
PSG është në hall të madh me të ardhmen e Neymar dhe Kylian Mbappes, por jo vetëm.
Skuadra franceze mund ta humbet edhe Alphonse Areolan, pasi bisedimet për kontratë kanë ngecur, përcjell “lajmi.net”.
Kontrata e 25-vjeçari skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa bisedimet për kontratë kanë ngecur shkaku i çështjes materiale.
Areolan kërkon një pagë më të lartë, ndërsa PSG refuzon t’i paguaj më shumë se 5 milionë euro.
Kjo ka bërë që bisedimet për kontratë të ndërpriten, ndërsa portieri mund ta kërkoj largimin me të përfunduar ky sezon.