Fjalë Kyçe

Yllka Gashi po shijon pushimet me familjen e saj në Kosovë

Yllka Gashi po shijon pushimet me familjen e saj në Kosovë

Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kthyer javëve të fundit në Kosovë.

Ajo së bashku me burrin dhe vajzën e saj, janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi në vendlindje.

Yllka, e cila për publikun është më shumë e njohur si ‘Zana’ e serialit “Familja Moderne”, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga vizitat që po realizon me familjarët e saj në Kosovë.

Nga imazhet, duket se aktorja e pëlqen shumë natyrën, teksa ka shfrytëzuar rastin që të vizitojë një pjesë të mirë të vegjetacionit të Kosovës.