Fjalë Kyçe

Yllka Kuqi është shtatzënë

Yllka Kuqi është shtatzënë

Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, është shtatzënë.

Burimet e brendshme të Telegrafit shumë pranë çiftit, kanë zbuluar se ajo dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Astrit Pallaska, janë tashmë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

“Po, Yllka dhe Astriti po presin një fëmijë”, ka thënë shkurt ky burim.

Kjo mund të vërehet lehtë edhe nga imazhet e fundit që këngëtarja publikon në rrjetet sociale, ku shihet e veshur me rroba më të gjera se zakonisht.

Yllka është e martuar që nga viti 2011 me muzikantin, Astrit Pallaska, i cili ka qenë edhe drejtor i shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, në Gjakovë.

Dyshja përndryshe janë njohur shumë vite më parë me njëri-tjetrin, teksa përveç dashurisë ata i bashkon edhe muzika, pasi Astriti njihet edhe si autor i një prej këngëve më të famshme të saj, me titull “Dhe të dua ty”.