Fjalë Kyçe

Ymer Shahini deklarohet fajtor para drejtësisë amerikane për një mashtrim disa milionësh

Ymer Shahini deklarohet fajtor para drejtësisë amerikane për një mashtrim disa milionësh

Ymer Shahini është deklaruar fajtor para drejtësisë amerikane për konspiracion mashtrues të sigurimeve për mashtrim të investitorëve dhe aksionarëve.

Geoffrey S. Berman, prokuror i Shteteve të Bashkuara për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, njoftoi të martën se Ymer Shahini e ka pranuar fajin para gjykatësit Peter Kevin Castel në lidhje me rolin e tij në një skemë për mashtrimin e aksionarëve të një kompanie aksionare dhe investitorëve, raporton Gazeta Express.

Prokurori amerikan, Geoffrey S. Berman, ka thënë se “Ymer Shahini tashmë e ka pranuar rolin e tij në një mashtrim me shumë miliona dollarë. Ai me vetëdije ka shërbyer si person i rremë për të fshehur pronësi fitimprurëse të aksioneve, i cili ka ndihmuar në një skemë mashtrimi, me të cilën janë vjelë dhjetëra miliona dollarë përmes përfitimit të paligjshëm.

Sipas dyshimeve të përfshira në Aktakuzë:

Nga viti 2009 deri në vitin 2011, Ymer Shahini, bashkë me të pandehurit Jason Galanis, John Galanis, Derek Galanis, Gary Hirst dhe Gavin Hamels, janë përfshirë në një skemë për mashtrimin e aksionarëve në një kompani aksionare, të quajtur “Gerova Financial Group, Ltd.” dhe ndaj investitorëve përmes marrjes së kontrollit sekret ndaj aksioneve me vlerë milionëshe të kompanisë “Gerova” dhe më pas përmes manipulimit të tregut për aksione në atë mënyrë që të pandehurit bënë që aksionet e tyre, të mbajtura në mënyrë të fshehtë, të shiten. Si pjesë e skemës, të pandehurit në mënyrë mashtruese kanë gjeneruar kërkesa për aksionet e “Gerova”-s përmes dhënies së ryshfetit ndaj këshilltarëve për investime për të blerë për llogari të klientëve aksionet e “Gerova”-s, që ishin shitur nga të pandehurit, duke ua mundësuar në këtë mënyrë të pandehurve që të shesin nga kjo skemë dhe të fitojnë miliona dollarë përmes përfitimit ilegal.

Si pjesë e skemës për mashtrim, Jason Galanis e mori kontrollin e tillë ndaj kompanisë “Gerova” në mënyrë që të ketë mundësi ta fusë “Gerova”-n në transaksione të planit të tij dhe për përfitime të tij, përfshirë sigurimin e aksioneve të “Gerova”-s. Jason Galanis e fitoi këtë kontroll pa e identifikuar veten si zyrtar apo drejtor i “Gerova”-s për t’iu shmangur ndalimit të Komisionit për Sigurime dhe Këmbime, që ia ndalonte mbajtjen e një pozite të tillë në kompani aksionare. Në mesin e mënyrave dhe metodave të tjera, Jason Galanis, me asistencën e Gary Hirst-it, bëri që më shumë se pesë milionë aksione të kompanisë “Gerova”, të cilat përbënin gati gjysmën e qarkullimit publik të kompanisë dhe të cilat ishin për qëllim të përfitimit të Jason Galanis-it, të lëshohen dhe të mbahen në emrin e Ymer Shahinit, i cili me vetëdije shërbeu si i emëruar i jashtëm për Jason Galanis-in. Shahini, Jason Galanis, John Galanis, Derek Galanis dhe Hirst kuptuan që qëllimi i grantit me aksione ndaj Shahinit ishte që të fshehet interesi i pronësisë së Jason Ganalis-it në aksione dhe të shmangen rregulloret e Komisionit për Sigurime dhe Këmbime për lëshimin e aksioneve të paregjistruara.

Njëkohësisht, si pjesë e skemës për mashtrim, John Galanis dhe Derek Galanis, mes tjerash, me dijeninë dhe miratimin e Ymer Shahinit dhe Jason Galanis-it, hapën dhe menaxhuan llogari brokerimi (llogari për shitbleje të aksioneve) në emër të Shahinit (“Llogaritë SHAHINI”), e futën në efekt shitjen e aksioneve të “Gerova”-s nga “Llogatitë SHAHINI” dhe pranuan e fshehën procedura, duke e ditur se ky veprim ishte i planifikuar për fshehje të pronësisë së Jason Galanis-it nga publiku investues dhe për kontrollim të aksioneve të “Gerova”-s.

Jason Galanis gjithashtu në mënyrë mashtruese i bindi këshilltarët për investime, përfshirë Gavin Hamels-in dhe të tjerët, për të blerë aksione të “Gerova”-s në llogaritë e klientëve të këshilltarëve për investime përmes ofrimit të kompensimit dhe/ose përfitimeve të tjera ndaj këshilltarit të caktuar për investime. Përmes shkaktimit të blerjes së aksioneve të “Gerova”-s sipas kohës, sasisë dhe/ose çmimit të zgjedhur nga ta, Jason Galanis kishte mundësi që, mes tjerash, ta fusë në efekt shitjen e sasive të mëdha të aksioneve të “Gerova”-s nga “Llogaritë SHAHINI”, të cilat Jason Galanis-i i kontrollonte përderisa i mbante nën kontroll çmimet e aksioneve të “Gerova”-s përmes tregtisë së koordinuar. Tregtia e tillë e koordinuar shërbeu për ta manipuluar tregun për aksione të “Gerova”-s dhe për ta mashtruar publikun investues. Si rezultat, Jason Galanis-i dhe bashkë-konspiratorët e tij i kanë vjelë afërsisht 20 milionë dollarë fitim.

Shahini, 49 vjeç, qytetar i Kosovës, ishte i pandehuri i parë që u ekstradua në Shtetet e Bashkuara si pjesë e marrëveshjes për ekstradim mes Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës, e cila hyri në fuqi më 13 qershor 2019. Shahini u deklarua fajtor për një akuzë të konspiracionit për mashtrim me sigurime, vepër e dënueshme me dënim maksimal prej pesë vjetësh burgim. Shahini do të dënohet nga gjykatësi Castel më 12 dhjetor 2019, në orën 14 e 15 minuta.

Dënimi maksimal statutor është i përshkruar nga Kongresi dhe është dhënë këtu vetëm për qëllime informuese, sepse çfarëdo dënimi i të pandehurit do të caktohet nga gjykatësi.

Z.Berman e vlerësoi larg punën e Shërbimit Inspektues Postar të Shteteve të Bashkuara dhe Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) dhe e falënderoi Komisionin për Sigurime dhe Këmbime për ndihmën e tij.

Ky rast është duke u trajtuar nga Taskforca kundër Mashtrimit në Sigurimeve dhe Mallra. Prokurorët amerikanë Brian Blais, Rebecca Mermelstein dhe Elizabeth Espinosa janë të angazhuarit e prokurorisë.