Muajin e kaluar kishte sjell këngën më të re të titulluar “Lule Bore”, e cila u prit mirë prej fansave.
Bëhet fjalë për Young Zerkën, i cili gjatë vitit të kaluar ka sjell disa videokëngë dhe ka mbajtur koncerte të ndryshme.
Mirëpo, këngëtari duket se nuk e ka ndërmend të ndalet pasi që ka paralajmëruar edhe një projekt të ri muzikor.
Kështu së paku ka bërë të ditur artisti përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka pyetur fansat se kush është gati për këngën e tij të re.
“Kush është gati për këngën time të radhës?? Ting ting ting…”, ka shkruar Zerka në rrjetet sociale.
Ai më tepër nuk ka dhënë detaje duke ia lënë kohës që ta bëjë të veten, por besohet se kënga do të jetë ritmike.
Ndryshe, Zerka njihet për shumë bashkëpunime dhe mbetet të shihet se nëse do të jetë i radhës sërish duet.