Fjalë Kyçe

Zafir Berisha e quan Sveçlën “kryemilic”, thotë se Kosova po shkon drejt diktaturës

Zafir Berisha e quan Sveçlën “kryemilic”, thotë se Kosova po shkon drejt diktaturës

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka reaguar pas publikimit të disa pamjeve gjatë arrestimit të anëtarit të kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliut nga Policia e Kosovës.

Berisha përmes një postimi në Facebook e ka quajtur “kryemilic” ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se kjo ishte “përgjigje e shpejtë për të gjithë që tentojnë t’i kryejnë punët privatisht me policët tanë”.

” Sjellja e “milicisë” së regjimit të Albinit ndaj një invalidi të UÇK-së sipas videove që po qarkullojnë në media elektronike, tregon se Kosova po shkon drejt regjimit diktatorial të mendësisë staliniste. Edhe më shqetësuese bëhet rasti kur “kryemilici” Sveçla mundohet ta arsyetojë banditizmin e “milicisë” në Prizren kur dihet se ai vetë me dhjetëra herë si një rrugaç ordiner ka sulmuar dhe lënduar policinë e Kosovës, disa nga të cilët kanë mbetur invalidë për tërë jetën”, ka shkruar Berisha.